Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka thënë se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të zgjidhte shumë çështje.
Hargreaves tha se themelimi i Asociacionit do të ishte mënyra më e mirë që shumë çështje të vështira të trajtoheshin.
“Ka ende çështje që duhet të trajtohen në kontekstin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe nëse ato qartësohen deri në fund në kontekstin e dialogut, mendoj se shumë prej çështjeve do të trajtoheshin edhe përmes themelimit të Asociacionit”.
“Mendoj se kjo do të ishte mënyra më e mirë që shumë çështje të vështira, për të cilat do të sigurohej se kush është përgjegjës dhe do të ofronin shërbime dhe atë sigurinë që qytetarët këtu më dukët se e konsiderojnë si të rëndësishme dhe më të arsyeshme për menaxhim”, tha ai në Kanal10.
Më tej, ai tha se shpreson që në zgjedhjet nacionale që do të mbahen më 9 shkurt të marrin pjesë sa më shumë parti serbe.