Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër pasi KEDS-i me polici realizoi sot shkyçje në qindra biznese, të cilat nuk kanë arritur ende marrëveshje me furnizues të licencuar nga ZRrE-ja për furnizim me energji elektrike.
Haradinaj ka shkruar se “zaptuesi i Zyrës së Kryeministrit së bashku me vartësit e tij, i la bizneset e Kosovës në mëshirë të mafias energjetike”.
“…Në mënyrë arbitrare dhe me qëllim të qartë tashmë, çmontimin e Kosovës duke ua trashur xhepat të dëgjueshmëve të tij.”, ka shkruar Haradinaj.
Sipas tij ky veprim shkatërrues nuk do të kalojë pa përgjegjësi pasi Kurti “pashmangshëm do të përballet me ligjin”.
“Kosova ka me u liru nga këta gangsterë me agjenda të dyshimta.”, ka përfunduar ai.