“Është e nevojshme të merren hapa të guximshëm që vendit tonë t’i rikthehet perspektiva për zhvillim dhe integrim euro-atlantik”.
Kështu ka thënë Haradinaj gjatë vitës së tij që i ka bërë degëve të AAK-së në Mitrovicë dhe Vushtrri.
“Në Mitrovicë e Vushtrri, me kolegët nga Aleanca bashkëbiseduam për zhvillimet politike në vend, çështjet e sigurisë dhe proceset e brendshme organizative”.
“Me këtë rast, shpreha falënderimin ndaj kryetarit, z. Nimani dhe kolegëve të tij, për kujdesin dhe angazhimin që degës i kanë dhënë dinamikë të re në funksionim dhe organizim. Jam i bindur që me këtë qasje, qytetarëve të Mitrovicës, do t’i ofrohet më shumë përkrahje përmes politikave zhvillimore pavarësisht përgjegjësisë që do ta ketë Aleanca”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka shtuar se vendi ynë është rikthyer në problem të sigurisë ndërkombëtare.