Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haradinaj: Turqia, aleate e rëndësishme e Kosovës

Haradinaj: Turqia, aleate e rëndësishme e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Turqia ka qenë mbështetëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha procese dhe vazhdon të mbetet aleate e rëndësishme e Kosovës në shumë fusha.

Këtë deklaratë Haradinaj e tha gjatë shënimit të 101 vjetorit të Republikës së Turqisë, që u shënua edhe në Prishtinë.

“Republika e Turqisë ka qenë mbështetëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha proceset, dhe vazhdon të mbetet aleate e rëndësishme e Kosovës në shumë fusha. Sot Turqia feston 101-vjetorin e Shpalljes së Republikës, dhe me këtë rast kisha nderin që ambasadorit Sabri Tunç Angılı t’i shpreh urimet e mia për paqe dhe prosperitet të shtetit dhe popullit turk, si dhe mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të Turqisë për shtetin e Kosovës, zhvillimin e institucioneve të saj dhe në synimin tonë për anëtarësimin direkt në NATO”, ka shkruar Haradinaj.

Powered by WordPress