Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > ​Haradinaj: Të jetojmë me porosinë e festës që është sakrifica dhe solidariteti

​Haradinaj: Të jetojmë me porosinë e festës që është sakrifica dhe solidariteti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka qenë i pari që ka vizatuar Bashkësinë Islame të Kosovës, prej ku uroi festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve mysliman, duke thënë se të jetojmë me porosinë e festës që është sakrifica dhe solidariteti i ndërsjellët.

Ai tha se në këtë festë duhet gëzuar së bashku por edhe duhet t’i gjendemi njëri-tjetrit.

“Uroj myftiun Tërnava, të gjithë besimtarët islam të Kosovës, shqiptarët kudo që janë për festën e Kurban Bajramit, ta gëzojmë bashkë, t’i gjendemi njëri-tjetrit dhe të jetojmë me porosinë e festës që është sakrifica dhe solidariteti i ndërsjellët”, tha ai.

Gjatë bisedës së Haradinajn me Tërnavën, ky i fundit njoftoi se Bashkësia Islame e Kosovës për këtë Bajram ka ndihmuar mbi 4 mijë familje që kanë nevojë.