Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin e Danimarkës në Kosovë, Christian Grønbech-Jensen.
Gjatë takimit, Haradinaj ka thënë se është diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.
“Danimarka gjithmonë ka luajtur rol konstruktiv duke i dhënë mbështetje të fuqishme vendit tonë në proceset euroatlantike dhe të anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare. Kënaqësi të presim në takim ambasadorin e Danimarkës në Kosovë, Christian Grønbech-Jensen dhe delegacionin nga Ministria e Drejtësisë së këtij shteti. Gjatë këtij takimi biseduam për zhvillimet politike në vend dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Danimarkës”, shkroi Haradinaj.
“I konfirmova mbështetjen time dhe të Aleancës në ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet dy vendeve tona për transferimin e të burgosurve”, shtoi ai.
/TV Arbëria