Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ndarë vizionin e tij për transformimin e arsimit të lartë në Kosovë, duke theksuar nevojën për reforma të menjëhershme dhe investime të mëdha në këtë sektor.
Gjatë një takimi me studentët e RIT (A.U.K), Haradinaj ka përmendur disa pika kyçe të planit të tij, që përfshijnë: Rritje të buxhetit për arsimin në 6% të GDP-së, 50% rritje të pagave për punëtorët e arsimit, Implementimin e modelit gjerman të arsimit dual, Investime në fushat STEM, Trajtim të barabartë për universitetet publike dhe private, Digjitalizim të plotë të procesit mësimor.
Haradinaj ka theksuar se studenti kosovar ka potencial të jashtëzakonshëm, por ky potencial kërkon mbështetje institucionale dhe kushte më të mira.
Ai ka përfunduar duke thënë se me këtë plan, AAK do të krijojë një sistem arsimor që përgatit të rinjtë për tregun e punës dhe që i mban ata në Kosovë, duke bërë kështu Kosovën një qendër rajonale të dijes dhe inovacionit.