Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është pritur në një takim nga përkrahësi i madh i shtetit të Kosovës, kongresisti Ritchie Torres.
Haradinaj tha se Torres është përkrahës i madh i anëtarësimit të Kosovës në NATO.
“Diskutuam për Planin Aksional për Antarësim të Kosovës direkt në NATO. Ritchie Torres, mes tjerash është përfaqësues edhe i një numri të madh të shqiptarëve në shtetin New York”, shkroi Haradinaj në Facebook.