Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haradinaj takohet me ambasadorin e Britanisë, njofton se diskutuan për zhvillimet politike

Haradinaj takohet me ambasadorin e Britanisë, njofton se diskutuan për zhvillimet politike

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Jonathan Hargreaves, të cilin e ka falënderuar për kontributin e Britanisë në clirimin e Kosovës.

“E mirëpritëm në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Jonathan Hargreaves. Ambasadorin Hargreaves e falënderova për kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në çlirimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës”, tha ai.

Haradinaj theksoi se me ambasadorin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike.

“Gjatë takimit zhvilluam diskutim përmbajtësor për aktualitetet politike në vend, si dhe e njoftova për angazhimin e Aleancës në këtë periudhë. Miqësia mes popujve dhe vendeve tona është e përjetshme!”, tha ai.