Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haradinaj me akuza ndaj Qeverisë: S’mbahet mend një vit më me shumë dështime se 2023

Haradinaj me akuza ndaj Qeverisë: S’mbahet mend një vit më me shumë dështime se 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj e ka quajtur të humbur vitin 2023. Sipas tij gjatë këtij viti ka pasur dështime në çdo segment të jetës e të politikës.

Në një shkrim në Facebook, kreu i AAK-së ka thënë se ka pasur regres sa i përket pozicionit ndërkombëtar të Kosovës, sanksione e ndëshkime nga aleatët strategjikë.

“Nuk mbahet mend që Kosova ta ketë pasur një vit më të humbur se sa vitin 2023! Me dështime në çdo segment të jetës e të politikës. Regres ne pozicionin ndërkombëtar të Kosovës; sanksione e ndëshkime nga aleatët strategjikë; asnjë njohje, asnjë investim i huaj; disfatizëm në raport me Serbinë e rrezikim i pavarësisë së vitit 2008; rritje enorme e çmimeve në artikujt elementarë, në energji, në tatime, në artikuj bazë ushqimor; dështim në investime e në zhvillim ekonomik; në arsim e në shëndetësi; me pagat më të ulëta në rajon; me afera të pazbardhura korruptive me rezervat shtetërore e tregtimin e energjisë; me luftë të paskrupullt ndaj gjyqësorit, me largimin masiv të rinisë nga vendi, e kështu me radhë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndërsa tha se Qeveria e Kosovës, me pafytyrësinë e saj po mundohet që të gjitha këto dështime, t’i paraqes si suksese.

“Natyrisht edhe me pafytyrësinë e qeverisë që të gjitha këto dështime t’i paraqes si suksese. Të gjitha këto dështime nuk mund të kalojnë pa ndëshkim. Prandaj sot, më shumë se kurrë kërkohet unitet e mobilizim që të ndalet rënia e shoqërisë dhe e shtetit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Powered by WordPress