Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haradinaj: Situata e krijuar kërkon hetim ndërkombëtar

Haradinaj: Situata e krijuar kërkon hetim ndërkombëtar

Ngjarjet në veri kanë tronditur dhe kanë shkaktuar kauzë në vendin tonë.

Kemi pasur reagime nga çdo figurë e mundshme shqiptare, ndër ta ka reaguar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në një postim ai ka shprehur se si rezultat i përfshirjes së drejtpërdrejtë të Serbisë në sulmet e armatosura të grupeve kriminale në veri ngjarjet e fundit kërkojnë hetime ndërkombëtare.

Sipas tij, sulmi terrorist mbi Policinë e Kosovës janë skenar i përgatitur në Beograd, ndërkaq reagimi i Policisë së Kosovës është përmbushje e detyrës në mbrojtje të ligjit dhe rendit.

Prandaj, në këto rrethana hetimi ndërkombëtar është i domosdoshëm për të zbardhur destabilizimin e situatës, jo vetëm në Kosovë, por përfshirë rajonin e Ballkanit.

/TV Arbëria