Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haradinaj s’i shkon në takim Osmanit, shkak aktivitetet e fushatës për balotazh

Haradinaj s’i shkon në takim Osmanit, shkak aktivitetet e fushatës për balotazh

Edhe kryetarit të AAK’së Ramush Haradinaj i është propozuar një takim me presidenten Osmani, mirëpo i njëjti ka qenë në terren për fushatën e balotazhit.

Kështu tha se zëdhënësi i AAK’së, Kushtrim Xhemajli.

“Ka pasur propozim për takim por kryetari Haradinaj gjatë ditës ka aktivitete në terren në kuadër të fushatës për balotazh”, ka thënë ai.

Osmani ka takuar sot kryetarin e PDK’së Memli Krasniqi dhe atë të LDK’së Lumir Abdixhiku.

Sot, Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ku ka votuar për propozimin e Glauk Konjufcës si mandatar të dytë për formimin e qeverisë.

Presidentja Osmani ka kohë deri nesër të vendosë nëse do ta mandatojë edhe një emër tjetër apo do ta çojë vendin në zgjedhje.