Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Haradinaj: Shtrenjtimi i rrymës i ka varfëru qytetarët, qeveria Kurti u dorëzua, ua la në dorë tregtarëve

Haradinaj: Shtrenjtimi i rrymës i ka varfëru qytetarët, qeveria Kurti u dorëzua, ua la në dorë tregtarëve

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në Arb Debat me Rid Berishën ka thënë se Kosova i ka dy probleme kryesore.

Sipas tij, problemi i parë është shtrenjtimi i energjisë elektrike, ku, siç thotë, si pasojë e kësaj janë shtrenjtuar edhe gjërat tjera në mënyrë zingjirore.

Haradinaj potencon se qeveria Kurti që shkoi është dorëzuar përballë kësaj sfide, duke thënë se e ka lënë në dorë të tregtarëve.

“Ne i shohim dy probleme. I pari, shtrenjtimi i jetës, është shtrenjtu jeta në Kosovë. Edhe e shohim që shtrenjtimi i jetës po vjen prej çmimit të energjisë. Rritja e çmimit të energjisë po i rrit krejt produktet tjera. Edhe ushqimoret bazike edhe të gjitha të tjerat. Kosova e ka një rrezik: çmimi i energjisë ka dalë prej kontrollit. Qeveria e Kosovës, kjo që shkoi, nuk ka pas aftësi me mbajtë në kontroll çmimin e energjisë. U dorëzu, e ka lanë në dorë të atyre që tregtojnë, që shesin e blejnë energji. Duhet me ndal këtë, nëse nuk e ndalim, nuk e kontrollojmë çmimin e energjisë, nëse e lëmë në dorë të tregtarëve, qytetari i Kosovës është i rrezikuar, jo vetëm me u varfëru, por edhe për ekzistencë”

“Edhe bizneseve u është rritë trefish. Ata i kanë shtrenjtu çmimet, edhe kjo është ka e shtrenjton jetën shumë. Ky është problem real që e ka Kosova, është problem serioz.”, thotë tutje Haradinaj.

Haradinaj: Kosovës duhet ti kthehet demokracia

Problemi i dytë, sipas tij, është “kthimi i demokracisë, rikthimi i shtetit”.

“Problemi i dytë që e ka Kosova është rikthimi i kushtetueshmërisë, funksionalitetit, ndarja e pushteteve, çdo institucion, pra legjislativi të ushtrojë funksionet e veta, të jetë ai që e kontrollon qeverinë, jo qeveria parlamentin. Kur thashë rifunksionalizimin, rikthimin e demokracisë sonë, rikthimin e shtetit, rikthimin e normës”, potencon Haradinaj.