Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haradinaj shpreh ngushëllime për familjen e ushtarit të KFOR-it që humbi jetën në aksidentin në Leshan

Haradinaj shpreh ngushëllime për familjen e ushtarit të KFOR-it që humbi jetën në aksidentin në Leshan

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes të një postimi në Facebook shpreh ngushëllime për familjen e ushtarit të KFOR-it që humbi jetën në aksidentin në Leshan.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Leshan të Pejës, ku humbi jetën të martën një pjesëtar italian i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në aksident janë lënduar një burrë dhe një grua shtetas të huaj dhe një burrë tjetër nga Kosova. Në aksident u përfshinë dy vetura.

“I pikëlluar nga rasti i djeshëm tragjik ku humbi jetën një pjesëtar i KFOR-it dhe një tjetër mbeti i lënduar. I shprehim ngushëllime të sinqerta familjes së ushtarit italian dhe KFOR-it në Kosovë, ndërsa ushtarit të lënduar i urojmë shërim të shpejtë”, ka shkruar Haradinaj.

/TV Arbëria