Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haradinaj shkon për ngushëllime në Gjakovë te babai i 24-vjeçares që vdiq në Tetovë

Haradinaj shkon për ngushëllime në Gjakovë te babai i 24-vjeçares që vdiq në Tetovë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, shkoi për ngushëllime te bashkëluftëtari i tij, Arbër Spahija, për vdekjen e vajzës së tij, Daorsa, e cili humbi jetën derisa po studionte në Tetovë.

“Sot ndamë dhimbjen me bashkëluftëtarin Arbër Spahija, pas ndarjes tragjike të vajzës, Daorsës. Një ndarje e rëndë nga jeta, që ka lënë dhimbje të madhe te familja dhe miqtë. Ngushëllime Arbërit dhe gjithë familjes Spahija. Daorsa u prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.