Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se Serbia po e ndjell fundosjen e vet.
Ai tha se Serbia nuk është mbushur mend, pasi sipas tij me të njëjtin avaz si gjatë viteve 1981-97, po vazhdon edhe tash ndaj shqiptarëve.
“Po duket që Serbia ende nuk u mbush mend. Nëse e nisi fundosjen Jugosllavia me sulmet e Serbisë ndaj shqiptarëve në periudhën 81-97, të njëjtin avaz po e vazhdon edhe tash por po e ndjell fundosjen e vet”, ka shkruar Haradinaj,
Kujtojmë se disa shpërthime po ndodhin në veri të vendit tash e disa ditë, ku i fundit ishte disa minuta më parë, që sipas policisë, u bë me mjete të zhurmshme piroteknike./TV Arbëria