Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haradinaj reagon pas përleshjes me armë zjarri në Bon Vivant: Të krijohet menjëherë Policia e Kryeqytetit

Haradinaj reagon pas përleshjes me armë zjarri në Bon Vivant: Të krijohet menjëherë Policia e Kryeqytetit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas përleshjes me armë zjarri që ka ndodhur mbrëmë, ku një person ka ndërruar jetë dhe 17 tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Haradinaj ka thënë se krijimi i Policisë së kryeqytetit është i nevojshëm dhe duhet të krijohet menjëherë.

“Kur është miratuar Ligji për Kryeqytetin, njëra prej pjesëve më të rëndësishme të tij, ka qenë krijimi i Policisë së Kryeqytetit. Ngjarja tragjike e natës së mbrëmshme në një lokal në Prishtinë, me përmasa shqetësuese e pasoja të rënda, shumëfish e shtron nevojën e zbatimit të këtij Ligji dhe krijimin e Policisë së Kryeqytetit.

/TV Arbëria