Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haradinaj: Qeveritë vijnë e shkojnë por anëtarësimi i Kosovës në NATO është jetik

Haradinaj: Qeveritë vijnë e shkojnë por anëtarësimi i Kosovës në NATO është jetik

Asambleja Parlamentare e NATO-s sot e ka në agjendë shqyrtimin e avancimit të statusit të Kosovës, nga vëzhgues në anëtar të asocuar në këtë organizatë. 

Për këtë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka apeluar tek shtetet mike që ta përkrahin avancimin e Kosovës.

“Kosova sot është në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila shqyrton avancimin e statusit të vendit tonë në këtë organizatë. Vendi ynë sot synon ta avancojë statutin nga vëzhgues në anëtar të asocuar të kësaj organizate.  Apeloj tek aleatët tanë që ta mbështesin avancimin e Kosovës në këtë organizatë, që do të ishte një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në NATO është jetik.

“Qeveritë vijnë e shkojnë por anëtarësimi i Kosovës në NATO është jetik, që të kthehemi në ofrues të sigurisë rajonale dhe globale, përmes angazhimit aktiv, me ushtritë e botës demokratike të udhëhequr nga Amerika’, ka theksuar kreu i AAK-së.

/TV Arbëria

Themes by WordPress