Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Haradinaj: Qeveria Kurti nuk ka bërë asgjë që të përmirësojë kushtet e punëtorëve, asnjë progres në tregun e punës

Haradinaj: Qeveria Kurti nuk ka bërë asgjë që të përmirësojë kushtet e punëtorëve, asnjë progres në tregun e punës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve ka thënë se kushtet e punëtorëve në Kosovë mbeten të papërmirësuara.

Haradinaj ka thënë se nuk është shënuar asnjë progres në tregun e punës, derisa paga minimale mbetet siç ka thënë ai një formë e asistencës sociale, e ajo mesatare në kufirin e mbijetesës.

“Qeveritë e përgjegjshme bëjnë çmos që të drejtat, kushtet dhe mundësitë e punëmarrësve të shënojnë progres. Qeveria Kurti ka bërë krejt çfarë nuk është dashur, që gjendja në tregun e punës të mos shënojë asnjë progres. Paga minimale mbetet një formë e asistencës sociale. Paga mesatare mezi prek kufirin e mbijetesës. Në përgjithësi pagat në sektorin publik dhe atë privat mbetën më të ultat në rajon. Kjo madje në një periudhë kur inflacioni është i papranueshëm për kapacitetin e mangët financiar dhe ekonomik në nivel vendi”, shkruan Haradinaj.

Ai ka shtuar punëtorët e sektorit publik përballen me trajtim jomeritor dhe diskriminues.

Sikur kjo të mos ketë mjaftuar, punëmarrësit e sektorit më të madh, atij publik, vazhdimisht përballen me trajtim jo meritor dhe diskriminues e kërkesat e sindikatave janë shndërruar në monolog.

“Dialogu me sindikata është transformuar në një platformë monolgu, ku qeveria Kurti justifikon dështimet, shpërfaqë arrogancën, dhe monopolizon vendimmarrjen në lidhje me zhvillimin njerëzor dhe ekonomik. Pra edhe sot, më 1 maj, shohim më shumë retorikë, më shumë uniformitet, më shumë migrim, dhe më pak shpresë. Kjo është oferta e një qeverie populiste!”, shkruan Haradinaj.

Powered by WordPress