Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Haradinaj: Qeveria ka braktisur prodhuesit vendorë, ne ofrojmë zgjidhje konkrete për zhvillimin e ekonomisë

Haradinaj: Qeveria ka braktisur prodhuesit vendorë, ne ofrojmë zgjidhje konkrete për zhvillimin e ekonomisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës në një Qendër Tregtare, ka thënë se qeveria ka braktisur prodhuesit vendorë.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook është shprehur se do të ofrojnë zgjidhje konkrete për zhvillimin e ekonomisë.

“Përballë një qeverie që ka braktisur prodhuesit vendorë, ne ofrojmë zgjidhje konkrete për zhvillimin e ekonomisë. Heqja e tatimit në fitim për produktet e eksportuara dhe zgjerimi i listës së lëndës së parë për prodhuesit vendorë do të hapë horizonte të reja për bizneset tona. Eliminimi i burokracisë së tepërt në ATK do t’u japë hapësirë bizneseve të fokusohen në rritje dhe zhvillim, jo në letra e procedura të pafundme.” – ka thënë Haradinaj.Ai tutje është shprehur se Kosova ka nevojë për politika që nxisin investimet dhe mbrojnë prodhimin vendas.

“Çdo biznes i suksesshëm është një familje më shumë me siguri ekonomike, një komunitet më i fortë dhe një ekonomi më e qëndrueshme për të gjithë. Ne do të qëndrojmë përkrah çdo biznesi që investon në të ardhmen e vendit tonë.” – ka përfunduar Haradinaj.

Powered by WordPress