Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Haradinaj: Protezat për invalidët e luftës janë detyrim i shtetit, jo luks

Haradinaj: Protezat për invalidët e luftës janë detyrim i shtetit, jo luks

Ramush Haradinaj ka kritikuar vendimin e sotëm të komisionit, që vendosi të mos përkrahë amendamentin për ndarjen e 1 milion eurove shtesë për proteza dhe pajisje mjekësore për invalidët e luftës.

Sipas Haradinajt, është e papranueshme që ata që dhanë gjymtyrët dhe shëndetin për lirinë e Kosovës, sot të lihen në harresë nga qeveria.

“Proteza për një invalid të luftës nuk është luks, por domosdoshmëri. Këto pajisje duhet të ndërrohen periodikisht, ndërsa kostoja e tyre është e papërballueshme për shumë prej tyre. Është detyrim i shtetit që t’ua sigurojë, e jo t’i lërë të kërkojnë ndihmë te miqtë dhe bashkatdhetarët në diasporë” shkroi ai.