Nasim Haradinaj ka folur për protestën “Liria ka emër”, e cila u mbajt në vitin 2023, në mbrojtje të luftës për liri.
Haradinaj në ARB Debat me Rid Berishën ka thënë se kjo protestë, ku u mblodhën qindra, mijëra njerëz, i ka bërë krenar krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Ai shprehet se kjo protestë i ka tmerruar holandezët.
“Protesta ‘Liria ka emër’, na ka bërë të mburremi, të ndihemi krenar, dhe të mos harrojmë që ka qenë protestë masive që i ka tmerruar holandezët në Holandë. Qytetarët holandezë janë tmerruar, s’kanë besuar që 6-7 mijë veta vijnë me protestë për disa ‘kriminelë’ që kanë menduar ata që janë aty. Ka qenë tmerr, i ka tmerruar vizita e kampionit të botës në xhudo, Majlindës, dhe trajnerit më të mirë Toni Kukës,” ka thënë Haradinaj. /TV Arbëria