Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haradinaj: Prokuroria Speciale “në ethe”, çlirimtarët do të kthehen triumfues

Haradinaj: Prokuroria Speciale “në ethe”, çlirimtarët do të kthehen triumfues

Në emisionin “Kosova Today”, Haradinaj ka folur për deklarimet e prokurores së Speciales lidhur me etiketimet e figurave ndërkombëtare si gjenerali Wesley Clark dhe James Rubin, të cilët janë përmendur në dëshmitë në procesin gjyqësor në Hagë.

Sipas tij, zhvillimet e fundit tregojnë se Prokuroria Speciale është në “fazën përfundimtare të përpjekjeve” për të ndërtuar rastin e saj.

Për mua është një sinjal i mirë në kuptimin që Prokuroria është në përpilimet e fundit, sepse e di që i kanë rënë poshtë shumë kërkesa”, ka deklaruar Haradinaj.

Haradinaj po ashtu ka thënë se gjykimi në fund do të përfundojë me vendime liruese për katërshen e UÇK-së , duke theksuar se çlirimtarët do të kthehen triumfues.

“Çlirimtarët kur do të kthehen, edhe sikur të ishin liruar më herët do të ishte vonë, por me rëndësi është se ata po kthehen triumfues dhe Kosova po fiton”, tha mes tjerash Haradinaj.