Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haradinaj priti në zyrat e AAK-së përfaqësues nga Këshilli Global i Imamëve

Haradinaj priti në zyrat e AAK-së përfaqësues nga Këshilli Global i Imamëve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar së fundmi me të vetëshpallurin imam Mohammed Tawhidi që është një ndikues mysliman shiit australian. Ai aktualisht shërben si zëvendëspresident i Këshillit Global të Imamëve, organizatë kjo me bazë në Irak.

Pos Tawhidit, udhëheqësi i AAK-së në zyrat e partisë ka takuar edhe një tjetër klerik fetar. Bëhet fjalë për Sheikh Saleh Sibveih, përfaqësues i organizatës së njohur ndryshe si ajo e Ajatollah Shirazit.

Ky i fundit emrin e të cilit e bart organizata njihej ndryshe edhe si Razi Shirazi, ishte një shiit irakian-iranian i cili ishte jurist, filozof dhe teolog.

Përmes një postimi në Twitter, Haradinaj shihet përkrah tyre në zyrën e partisë së tij në Prishtinë.

“Ishim të nderuar që u pritëm nga shkëlqesia e tij, dy herë kryeministri Ramush Haradinaj në Prishtinë. Takimi u zhvillua rreth vizitës së Këshillit në Kosovë dhe forcimit të lidhjeve me popullin e Kosovës”, ka shkruar Tawhidi.

Nuk dihet kur saktësisht ka ndodhur ky takim meqë Haradinaj aktualisht është për vizitë në Gjermani. /TV Arbëria

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Powered by WordPress