Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar dëshmorët e Dukagjinit.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se prilli i 1999-ës ia kujton qëndresën titanike të dëshmorëve të Dukagjinit.
“Prilli i vitit 1999, na kujton qëndresën titanike të djemve të Dukagjinit në mbrojtje të pozicioneve të luftës. Kujtojmë bashkëluftëtarin Arton Mehmetaj, i treti dëshmor nga familja Mehmetaj e Gllogjanit, që ra heroikisht përkrah bashkëluftëtarit nga Kukësi Halit Coka. Kujtojmë bashkëluftëtarët Visar Myftari, Fehmi Shala, Kujtim Qallakaj, Ilir Hoxha, Mustafë Çeku e dhjetëra dëshmorë anekënd Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ai shtoi se gjaku i tyre i derdhur në fushë të nderit, mundësoi realizimin e idealit shekullor të lirisë.
“Përulemi me nderim para sakrificës së tyre sublime”, ka shtuar ai.
/TV Arbëria
Postimi i plotë: