Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haradinaj prezanton plan për zhvillimin e sistemit elektroenergjetik: Kosova ndodhet përpara një periudhe kritike për transformimin e sektorit të energjisë

Haradinaj prezanton plan për zhvillimin e sistemit elektroenergjetik: Kosova ndodhet përpara një periudhe kritike për transformimin e sektorit të energjisë

Kreu i AAK-së dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar ka bërë të ditura prioritetet strategjike për zhvillimin e sistemit elektroenergjetik të Kosovës. Haradinaj ka thënë se Kosova ndodhet në një përiudhë kritike për transformim të energjisë, ku siguria dhe diversifikimi janë domosdoshmëri.

Ai ka thënë se për këtë duhet ndërtimi i një centrali energjetik me gaz prej 500 MË në Ferizaj, modernizimi i rrjetit transmetues për operim të sigurt dhe integrimin e burimeve të ripërtëritshme, mundësia e zhvillimit të kapaciteteve për prodhimin e hidrogjenit të pastër, ndikimi i këtyre projekteve në balancimin e sistemit dhe dekarbonizimin dhe pjesëmarrja aktive në integrimet në tregjet e energjisë rajonale dhe evropiane, për të siguruar mundësi më të mira për tregtinë e energjisë, duke rritur kështu konkurrencën dhe ulur çmimet.

Sipas Haradinaj, kjo qasje, që kombinon burimet tradicionale, ato të ripërtëritshme dhe teknologjitë e reja si hidrogjeni i pastër, është çelësi për të siguruar një të ardhme energjetike të qëndrueshme, të pastër dhe të sigurt për Kosovën.