Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30, ka shprehur angazhimin e tij për të transformuar bjeshkët e Kosovës në një destinacion evropian të turizmit malor.
Në një postim në Facebook, ish-kryeministri theksoi nevojën për heqjen e masave kufizuese që aktualisht po pengojnë zhvillimin e këtij sektori të rëndësishëm ekonomik.
Kandidati për kryeministër premtoi se pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ndër detyrat e tij të para do të jetë eliminimi i barrierave ligjore dhe administrative që aktualisht po pengojnë zhvillimin e turizmit në bjeshkët e Kosovës. “Të gjitha këto objekte do të hyjnë në fazën e legalizimit dhe do të përfshihen në tërësinë e kapaciteteve turistike,” shtoi Haradinaj, duke nënvizuar nevojën për ndryshime në bazën ligjore, përfshirë edhe planin hapësinor.