Nasim Haradinaj, ish-komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë i ftuar në emisionin ARB Debat me Rid Berishën, në TV Arbëria.
Ai gjatë intervistës ka potencuar se populli shqiptar asnjëherë nuk ka pasur qëllime okupuese apo nënshtruese ndaj një populli tjetër.
Haradinaj ka thënë se këtë e vërteton edhe vet historia.
“Populli shqiptar nuk është i njohur kurrë që ka pasur pretendime okupuese ose nënshtruese ndaj një populli. Unë mendoj që ne mundemi me u mburr edhe me Europën, që jemi i vetmi popull që asnjëherë, as në ëndërr, as në qëllime, as në mundësi, unë mendoj që në mendjen e shqiptarit nuk është okupimi i tjetrit.
Edhe vet historia e tregon që ne kurrë s’kemi okupuar. Në trurin tonë ne e qmojmë lirinë, ne e duam rëndësinë e lirisë,” ka thënë ai në ARB Debat. /TV Arbëria