Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haradinaj përkujton 25 vjetorin e rënies së heronjve Toni dhe Mici

Haradinaj përkujton 25 vjetorin e rënies së heronjve Toni dhe Mici

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjtë Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Bektesh Haliti, Hamdi Hajrizi, dhe Nezir Ymeri në 25 vjetorin e rënies.

Haradinaj ka thënë se ata janë shembulli më i mirë i dashurisë ndaj atdheut dhe i guximit.

“Çdo 6 nëntor kujtojmë e nderojmë heronjtë; Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Bektesh Haliti, Hamdi Hajrizi, dhe Nezir Ymeri. Ata janë shembulli më i mirë i dashurisë ndaj atdheut dhe i guximit. Mbeten frymëzim për brezat e ri. 

Gjithmonë mirënjohës për sakrificën e tyre!”, ka thënë Haradinaj.

/TV Arbëria