Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haradinaj: Përherë mirënjohës Amerikës, festa e tyre është edhe festë e jona

Haradinaj: Përherë mirënjohës Amerikës, festa e tyre është edhe festë e jona

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, me rastin e shënimit të 249-vjetorit të Pavarësisë.

“Kosovës dhe populli i saj do t’i jenë përherë mirënjohës Amerikës për mbështetjen e dhënë vendit tonë, drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit, andaj kjo festë e tyre është edhe festë e jona”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Në pritjen zyrtare të organizuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, me rastin e shënimit të 249-vjetorit të Pavarësisë.

Kosovës dhe populli i saj do t’i jenë përherë mirënjohës Amerikës për mbështetjen e dhënë vendit tonë, drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit, andaj kjo festë e tyre është edhe festë e jona!