Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar ndërhyrjen e KFOR-it dhe FSK-së në operacionin e kërkimit të trupit të pajetë në Ujman, veprim i cili u politizua nga VV për shkak të çuarjes së Forcës së Sigurisë në pjesën veriore.
Haradinaj ka shkruar se vendimet e marrura në koordinim me aleatët tanë janë pashmangshëm në favor të shtetit sovran dhe të ardhmes së tij.
“Hisedarët e shtetësisë së Kosovës nuk mund të anashkalohen, i jemi përjetësisht falënderues NATO-s dhe trupave të tyre të KFOR-it për angazhimin e vazhdueshëm në ngritjen e cilësisë dhe kapaciteteve tona ushtarake të FSK-së.”, ka shkruar ai në Facebook.
Tutje ai i ka shprehur ngushëllime familjes së Rrahim Latifit që humbi jetën në Ujman.
“Në këtë moment dhimbjeje, jemi pranë familjarëve dhe të afërmve të tij.”, ka shkruar ai.