Sot në 24-vjetorin e masakrës në Pastasellë të Rahovecit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se përgjegjësit janë ende të pandëshkuar.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka theksuar se “dora barabare nuk i ka kursyer as të miturit”.
“Kujtojmë motrat e vëllezërit tanë, që u martirizuan 24 vjet më parë në Pastasel të Rahovecit. Dora barbare, nuk i kurseu as të miturit, as gratë e pleqtë, në tentim të zhbërjes së qenies tonë. Përgjegjësit për këtë krim makabër mbesin ende të pandëshkuar! Përjetësisht të përulur para sakrificës së madhe, që kurrë nuk e harrojmë. Lavdi!”, ka shkruar ai.
/TV Arbëria