Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haradinaj për Kurtin: E ka sulmuar UÇK-në, e ka kallë Parlamentin

Haradinaj për Kurtin: E ka sulmuar UÇK-në, e ka kallë Parlamentin

Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, i cili në shpalosjen e programit të VV-së për zgjedhjet e 7 qershorit, premtoi mbështetje institucionale për kategoritë e dala nga lufta.

Në një prononcim për Klankosova, Haradinaj tha se si deklaratë duket e mirë, megjithatë këtë premtim, ai e llogarit si fushatë pasi, siç tha, nuk i besohet një njeriu që e ka sulmuar UÇK-në.