Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haradinaj për komandant Drinin: Vrasja e tij ishte humbje e madhe për vendin

Haradinaj për komandant Drinin: Vrasja e tij ishte humbje e madhe për vendin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Rexha.

Në 23 vjetorin e ndarjes nga jeta, ai ka shkruar se komandant Drini ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. I afërt e i respektuar nga të gjithë, vrasja e tij ishte humbje e madhe për vendin, dhembje e madhe për familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën. Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Drinit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

/TV Arbëria