Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Haradinaj për administratën Trump: Janë njerëz që marrin vendime dhe e ndryshojnë botën / Situata është e rrezikshme

Haradinaj për administratën Trump: Janë njerëz që marrin vendime dhe e ndryshojnë botën / Situata është e rrezikshme

Në një intervistë për emisionin “ARB DEBAT” në TV Arbëria, Ramush Haradinaj kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka theksuar se s’mund të merresh vesh me aministratën Trump kur i lë pa paga amerikanët as me ty se ka problem.

Haradinaj, theksoi se, me fitoren e Donald Trump e kemi mundësin më të madhe në histroinë tonë.

“Mundësin më të madhe në historinë tonë e kemi se me këtë administratë me bë me u marrë vesh, vetëm dy minuta të vyjnë, tri temat tua ai me të thanë po i kreve, por nëse sje në tavolinë e sje merrë vesh me ta, bota ecë rrugës së vetë ky merrë vendime.”

Tutje, ai potencon se Administrata Trump janë njerëz që marrin vendime dhe e ndryshojnë botën.

Nëse smund të merresh vesh me administratën Trump ai nuk e ka problem asgjë, nëse se ka problem me i lënë amerikanët pa paga pse me pas problem me ty. Këta janë njerëz që marrin vendime dhe e ndryshojnë botën, ky është mentalitet tjetër. Këta që po thojnë Amerika Ameirka, jo Grenelli, këta krejt janë në agjendë hibride ruse.

Sipas tij, situata është shumë e rrezikshme.

“Unë po them se situat është e rrezikshme nëse s ‘kryhet mirë të dielën.”

Në vlerësimin e Haradinajt, sa ka qenë Kosova në linjë me administratën Trump, si ka rënë keq.

“Kosovës si ka rënë keq kur ke qenë në linjë me ta, kësaj here mund me të vërtetë me u bo qyrak qe thotë populli, por boni sje në linjë me ta, puna embarë pa mu thonë, ndash të pëlqen ndash mos të pëlqen, ndash leja fajin atyre që janë kështu, por kështu është bota realiteti është ky”, deklaroi Haradinaj në ‘ARB Debat’./tvarbëria/