Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haradinaj pas të shtënave në Washington: Edhe një sulmues u mposht, ashtu siç do të mposhten çdo herë

Haradinaj pas të shtënave në Washington: Edhe një sulmues u mposht, ashtu siç do të mposhten çdo herë

Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me të shtënat e regjistruara gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, duke thënë se “reagimi i institucioneve të sigurisë të Amerikës, na bëri krenarë”.

Haradinaj ka shkruar se Kosova qëndron përherë krah institucioneve të sigurisë së Amerikës dhe popullit amerikan.

Postimi i plotë:

Reagimi i institucioneve të sigurisë të Amerikës, na bëri krenarë dje. Edhe një sulmues u mposht, ashtu siç do të mposhten çdo herë.

Kosova qëndron përherë krah institucioneve të sigurisë së Amerikës dhe popullit amerikan.