Ramush Haradinaj, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se Aleanca është e interesuar dhe e përkushtuar për të dalur nga ngërçi politik.
Ai ka ritheksuar se partia e tij është e gatshme të bëjë gjithçka për të dalë nga kjo situatë.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Sot, në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja e Republikës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu, rikonfirmova përkushtimin tim dhe të Aleancës për të gjetur një zgjidhje për daljen nga bllokada në Kuvend.
Si Aleancë, do të bëjmë gjithçka brenda kapacitetit tonë politik dhe përfaqësues për t’i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit dhe krijimit të institucioneve që dalin nga zgjedhjet e fundit parlamentare.