Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haradinaj pas protestës në Shkup: Ishte kombëtare, jo kundër Shkupit zyrtar

Haradinaj pas protestës në Shkup: Ishte kombëtare, jo kundër Shkupit zyrtar

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj, i cili mori pjesë në protestën e sotme në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ka deklaruar se qëllimi i saj ishte kërkimi i drejtësisë dhe jo kundërshtimi i Shkupit zyrtar.

Në një prononcim për Klan Kosova, Haradinaj tha se protesta kishte karakter kombëtar dhe synonte të dërgonte një mesazh të qartë drejt bashkësisë ndërkombëtare lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët tash e pesë vjet ndodhen në paraburgim.

“Qëllimi ishte të kërkohej drejtësi për krerët e UÇK-së, të cilët tash e pesë vite mbahen brenda grilave dhe kjo çështje ka nevojë të marrë një epilog. Kjo ishte një protestë kombëtare, nuk ishte kundër Shkupit zyrtar, por për t’i dërguar një mesazh bashkësisë ndërkombëtare që fjalën e vet ta thonë edhe burrështetasit e Kosovës, që të kthehen në vendlindjen e tyre dhe të vazhdojnë aktivitetet e tyre,” tha Haradinaj.