Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haradinaj paraqet rezolutën për dialogun: Të mbahet një samit në ShBA për marrëveshjen finale me Serbinë

Haradinaj paraqet rezolutën për dialogun: Të mbahet një samit në ShBA për marrëveshjen finale me Serbinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka paraqitur një rezolutë në Kuvendin e Kosovës, lidhur me dialogun me Serbinë.

Haradinaj në seancën e sotme, ku po mbahet interpelanca ndaj kryeministrit Kurti, ka kërkuar nga institucionet që të fillojnë dialogun me serbët lokal për t’u kthyer në institucione, të ketë koordinim me opozitën dhe të mbahet një samit disa ditor në ShBA për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë.

Haradinaj: Propozoj këtë rezolutë për dialogun

“Situatat e jashtëzakonshme kërkojnë vendime të tilla, andaj duke pasur parasysh këtë situatë, i propozoj Kuvendit të votojë rezolutën me këto pika. Pika e parë është që Qeveria e Kosovës të marrë vendim për shtyrje të vendimit për targa deri në marrëveshje finale. Pika dy, institucionet e Kosovës, të fillojnë dialogun me serbët e Kosovës për t’u kthyer në institucionet e Kosovës dhe për të kthyer besimin e ndërsjellë. Pika tre është që Qeveria të nis komunikimin intensiv me faktorët më relevantë në vend, duke përfshirë edhe opozitës. Pika e katërt kërkohet një samit në ShBA deri në përmbylljen e marrëveshjes me Serbinë. Sikurse e dini të nderuar deputetë, kjo kërkesë për interpelancë ka ardhur para vendimi të fundit të qeverisë për shtyrje të vendimit për targa dhe ka ardhur në kohë të tensioneve. Tani mund të konstatojë se sa i përket pikës së parë ka një zhvillim të caktuar edhe pse nuk është që do t’i bënte nder Kosovës pranimit që në kohë të kërkesës amerikane. Mendoj se tri pikat të tjera qëndrojnë. Pse kjo rezolutë dhe ndikimi i saj, pasi në disa situata qeveria duhet të merr përkrahjen e parlamentit”, tha ai.

Megjithatë, Haradinaj renditi disa kritika karshi krerëve institucional, lidhur me situatën e krijuar javët e fundit, para arritjes së marrëveshjes për targa me Serbinë.

Haradinaj: Institucionet nuk kanë qenë në përputhje me situatën e krijuar në vend

“Për fat të keq veprimet e deritanishme të institucioneve të Kosovës nuk kanë qenë në përputhje me situatën e krijuar. Kryeministri i vendit në vend që të përfillte kërkesën e ShBA-së për të shtyrë vendimin e marrëveshjes për targat, ka zgjedhur skenarin më të keq për zbatimin e fazave për këtë marrëveshje. Kjo i ka dhënë hapësirë Serbisë edhe të luaj rolin e viktimës dhe të ndërmarrë veprime anti-Kosovë. Fatkeqësisht as presidentja e vendit dhe as Kuvendi nuk kanë vepruar në përputhje me seriozitetin e situatës, duke vepruar se në këto dy javë nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme”, tha ai.     /TV Arbëria

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Powered by WordPress