Shkurte Fejza, sot ka mbajtur një koncert madhështor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, shkruan TV Arbëria.
Ky koncert është organizuar për nder të Ditës së Çlirimt të Kosovës, dhe për nder të 50 vjetorit të krijimtarisë së Shkurte Fejzës.

Në këtë organizim ka marrë pjesë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka shpërndar pamje nga koncerti ku shkruan se Shkurte Fejza është një artiste e madhe dhe gjithashtu frymëzuese për shumë gjenerata.
“Një natë e veçantë, në nderim të ikonës së muzikës shqipe – Shkurte Fejza, në 50 vjetorin e karrierës. Jo vetëm një artiste e madhe, por edhe një frymëzuese e vërtetë e atdhedashurisë për shumë gjenerata. Me zërin e saj të jashtëzakonshëm, këndoi për lirinë dhe për krenarinë e të qenit shqiptar. Faleminderit, Shkurte Fejza, për të gjitha këngët dhe për të gjitha emocionet që na ke dhënë ndër vite!”, ka shkruar Haradinaj. /TV Arbëria


