Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në varrimin e Hava Jashari-Gashit, bijës së Heroit Shaban Jashari, motrës së Ademit e Hamëzës.
Ai ka ngushëlluar gjithë familjen Jashari për vdekjen e saj.
“Qoftë i paharruar kujtimi për të”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Në varrimin e Hava Jashari-Gashit, bijës së Heroit Shaban Jashari, motrës së Ademit e Hamëzës.
Bacës Rifat dhe gjithë familjes Jashari, ngushëllimet më të sinqerta!
Qoftë i paharruar kujtimi për të!