Nasim Haradinaj ka dhënë një deklaratë ekskluzive në ARB Debat në TV Arbëria në lidhje me Gjykatën Speciale. Ai në ARB Debat ka thënë se në Kosovë edhe djali i spiunëve po krenohet nëse e vazhdon rrugën e babait të tij.
“Se këtu në Kosovë edhe djali i spiunëve ka filluar të ndihet mirë nëse e vazhdon rrugën e babait të tij si spiun,” ka thënë Haradinaj.
Ai në këtë aspekt ka folur edhe me emra.
“Zekirja Shabani ka qenë bashkëpunëtori im kryesor në gjykatën që më ka dënuar. Zekirja Shabani ka qenë bashkëpunëtori kryesor në gjykatën time atë ditë kur i kanë marrë dokumentet dhe gjithmonë ka bashkëpunuar. Përherë ka thirrur. I pari person që më ka pyetur atje ka qenë avokati, që më ka denoncuar, dhe baza për t’u arrestuar ne është Zekirja Shabani, djali i Bedri Shabanit,” ka thënë Haradinaj”
Ndiqeni intervistën e tij: