Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haradinaj mbledh strukturat e AAK-së në Deçan: duhet të jemi krah këtij populli, krah interesit publik dhe krah vlerave që përfaqësojmë

Haradinaj mbledh strukturat e AAK-së në Deçan: duhet të jemi krah këtij populli, krah interesit publik dhe krah vlerave që përfaqësojmë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mbajtur takim në selinë e partisë në Deçan, ku u mblodhën të gjitha strukturat e Degës: Shtabi, Kryesia, Këshilli i Përgjithshëm, Kryetarët e Nëndegëve, ARK, AGK dhe Kandidatët për deputetë.

“Kur të gjitha hallkat lidhen në një zinxhir, kur vendimet merren bashkë dhe përgjegjësia ndahet, arrihet në një përfundim të vetëm: duhet të jemi krah këtij populli, krah interesit publik dhe krah vlerave që përfaqësojmë”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i tij i plotë:Një takim që na tregoi se me të drejtë qëndruam për t’u ngritur.

Sot, në Selinë e AAK-së në Deçan, u mblodhën të gjitha strukturat e Degës: Shtabi, Kryesia, Këshilli i Përgjithshëm, Kryetarët e Nëndegëve, ARK, AGK dhe Kandidatët për Deputet.Kur të gjitha hallkat lidhen në një zinxhir, kur vendimet merren bashkë dhe përgjegjësia ndahet, arrihet në një përfundim të vetëm: duhet të jemi krah këtij populli, krah interesit publik dhe krah vlerave që përfaqësojmë.