Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Haradinaj: Masakra e Tusuzit është dëshmi e gjallë e barbarisë serbe mbi civilë të pafajshëm

Haradinaj: Masakra e Tusuzit është dëshmi e gjallë e barbarisë serbe mbi civilë të pafajshëm

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar 27 të ekzekutuarit shqiptarë nga forcat serbe me 26 maj të vitit 1999 në Tusuz të Prizrenit.

Haradinaj ka thënë se këto masakra janë dëshmi e gjallë e barbarisë serbe mbi civilë të pafajshëm.

“Të vetëdijshëm se po humbin luftën, pak ditë para çlirimit, shteti serb intensifikoi terrorin ndaj popullit shqiptar. Më 26 maj 1999, forcat serbe ekzekutuan 27 shqiptarë të pafajshëm në lagjen Tusuz të Prizrenit, ndërkaq dogjën mbi 250 shtëpi në tentim për zhbërjen e qenies shqiptare.

Masakra e Tusuzit dhe masakrat e tjera anekënd Kosovës, janë dëshmi e gjallë e barbarisë serbe mbi civilë të pafajshëm.

Kurrë nuk do të harrojmë kujtimin për ta. Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi”, ka thënë Haradinaj.

Powered by WordPress