Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Haradinaj: Kurtit i është hequr maska, është kapur në mashtrim, në hajni, në tradhti – tradhti është të prishesh me Amerikën

Haradinaj: Kurtit i është hequr maska, është kapur në mashtrim, në hajni, në tradhti – tradhti është të prishesh me Amerikën

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin. Ai në emisionin “ARB Debat”, me Rid Berisha ka thënë se Kurtit i është hequr maska.

Haradinaj potencon se Kurti ka mashtruar dhe ka tradhtuar, duke i prishur raportet me Amerikën.

“Ju ka hequr maska, është kapur në mashtrim, në hajni, në tradhti, tradhti është me të prish me Amerikën. Çdo njeri normal e di që është tradhti të prishesh me Amerikën. Lehtë është të thuash ky është i keq, ata janë të keq, por kush është i mirë në Amerikë për ta? A kërkon nuk e gjeten të mirë? A e kanë një të mirë, një zyrtar, një udhëheqës? Si ka mundësi që në administratën e parë të Trumpit, nuk gjetën një të mirë, dhe në administratën e Biden nuk gjetën asnjë të mirë?” ka thënë Haradinaj në ARB Debat. /TV Arbëria