Në një intervistë për RTV21 Haradinaj tha se Kurti po mashtron me deklaratat e tij se nuk e ka pranuar një draft të tillë.

 ‘’Ky problemin e ka se po rren. Atyre iu thotë po, del neve na thotë publikisht po është i mirë, është më i miri si cdo tjetër, por nuk po e nënshkruan Vuçiqi, pastaj vjen këtu thotë jo. Kjo rrena e këtij sikur i ka dal boja kësaj pune. Unë nuk e di se si e marrin seriozisht këtë njeri, ky është një rrencë patologjik, një mashtrues patologjik i cili kujton se me mashtrime shkon pakufinë . Por, janë hargjuar rrenat e tij dhe mashtrimet. Ky ka pranuar draftin më të keq sesa që ka mundur ta imagjinojë Kosova. Nuk ka draft më të keq kurrë që kemi ne tash në tavolinë sesa drafti që Kurti ka pranuar.


Me qasjen e Qeverisë sipas Haradinajt Kosova mund të shkojë edhe në etapa të tjera të rrezikimit sepse, siç thotë, Kurti ka agjendë pro ruse dhe serbe.

‘’Si rezultatë i agjendës pro ruse dhe serbe ka ardhë deri tek ndëshkimi i Kosovës nga BE-ja dhe sanksionet që kemi. Por, do ta bëjmë kthesën e duhur. Unë kam vazhduar një komunikim të mirë me institucionet e Amerikës, të sigurisë, të inteligjencës dhe politikën e jashtme dhe unë besoj se do ta kthejmë gjendjen. Nuk duhet të humbet kohë për anëtarësim në NATO. Nuk duhet të presim që të na vijnë ide nga cila do administratë, qoftë ajo e Bidenin apo e Trumpit, ne duhet të shkojmë me propozimet tonë. Unë kam një propozim në tavolinë që isha tash së fundmi në SHBA përpara se të ndodhin ndryshimet. Këtë propozim ua kam bërë të dyja palëve, anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO direkt përmes planit aksional. Unë besoj se do të triumfoj ideja e jonë sepse kamë shumë sinjale se do të na mbështetë Administrata e Trumpit”.