Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka alarmuar se kryeministri aktual, Albin Kurti, po luan një lojë të rrezikshme me veriun.
“Atij nuk po i mjafton asociacioni të cilin tashmë e ka bërë akt të kryer, por po e shtyn një autonomi për veriun”, ka shkruar Haradinaj, në Facebookun e tij.
“Insistimi me çdo kusht i mbajtjes së zgjedhjeve në veri, është pjesë e këtij skenari e jo nevojë për rikthim, as të ligjit e as të demokracisë në këtë pjesë të Kosovës”.
Por, kreu i AAK-së thotë se ky skenar “nuk do të kalojë”.
Haradinaj ka theksuar se Kurti e ka shansin të bëjë një punë të mirë për Kosovë. “Të japë dorëheqje!”
POSTIMI I PLOTË:
E dhimbshme. E rrezikshme. Anti-kombëtare e anti-shtetërore krejt çka po bën e si po vepron Kryeministri. Atij nuk po i mjafton asociacioni të cilin tashmë e ka bërë akt të kryer, por po e shtyn një autonomi për veriun.
Insistimi me çdo kusht i mbajtjes së zgjedhjeve në veri, është pjesë e këtij skenari e jo nevojë për rikthim, as të ligjit e as të demokracisë në këtë pjesë të Kosovës. Por ky skenar “nuk do te kalojë” as nga Kurti e as nga sejmenët e tij!
Ky njeri e ka shansin e fundit ta bëjë një punë të mirë për Kosovë. Të japë dorëheqje! /TV Arbëria