Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haradinaj kujton vëllezërit Bytyqi: Luftuan me nder për lirinë e Kosovës

Haradinaj kujton vëllezërit Bytyqi: Luftuan me nder për lirinë e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot me nderim të thellë sakrificën e Vëllezërve Bytyqi – Agronit, Yllit dhe Mehmetit – shtetas amerikanë, të cilët lanë jetën e sigurt në SHBA për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kohën më vendimtare për atdheun.

“Luftuan me nder për lirinë e Kosovës, duke dëshmuar trimëri të pashoq, por përfunduan të vrarë mizorisht nga dora kriminale e shtetit serb. Sot e çdo ditë ne ndajmë dhembjen e krenarinë me familjen Bytyqi – me bacën Ahmet, zonjën Bahrije dhe bashkëluftëtarët e ‘Atlantikut’. Dhembja e tyre është dhembja jonë. Krenaria për djemtë e tyre është krenari për mbarë kombin”, ka shkruar ai në Facebook.