Xhaferi: Rrini shlirë, punët që i nisëm, këtë vit i kryejmë, Qeveria po na sulmon shumë

Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë, Krenar Xhaferi në...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Haradinaj kujton të rënët në Rogovë të Hasit: Rënia e tyre u bë frymëzim për ne

Extra AL PVC

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar ngjarjet e para 24-viteve në Rogovë të Hasit.

Haradinaj ka kujtuar datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999.

“Datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 ishin të rënda për ecurinë tonë në luftën çlirimtare. Ngjarja e para 24 vjetëve në Rogovë të Hasit, ishte njëra prej ngjarjeve të dhimbshme, por njëkohësisht edhe njëra prej momenteve më të lavdishme të luftës sonë për liri”, ka shkruar Haradinaj./TV Arbëria

Postimi i plotë:

Datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 ishin të rënda për ecurinë tonë në luftën çlirimtare. Ngjarja e para 24 vjetëve në Rogovë të Hasit, ishte njëra prej ngjarjeve të dhimbshme, por njëkohësisht edhe njëra prej momenteve më të lavdishme të luftës sonë për liri.

Ato ditë, u përjetësuan shumë luftëtarë të zotë, shumicën e të cilëve kisha rastin t’i njoh nga vijat e frontit, kishin marrë rrugë drejt kufirit me Shqipërinë e të ktheheshin me armatimin që aq shumë iu duhej luftëtarëve të lirisë.

Përgjithmonë përulemi para veprës së tyre dhe gjithmonë kujtojmë emrat e tyre: Agim Zeneli, Luan Smajli, Agron e Sejdi Rama, Pren e Memë Lleshi, Agush Gjoci, Valon Gashi, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çeta, Kasim Shala, Hamdi Berisha, Gezim Ademi, Haxhi Lypjani, Gasper Karaçi, Ilir Merturi, Naim Gashi, Naim Dreshaj, Sahit Krasniqi dhe Vesel Avdyli. Në tentim për të strehuar e shpëtuar luftëtarët e plagosur u flijuan dhe rogovasit; Rrustem Morina me djemtë Selmanin, Muhametin e Nusretin, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Zyber Shala, Adem Shala dhe Rifat Shala.

Rënia e tyre u bë frymëzim për ne që të vazhdonim luftën deri në çlirim. Emrat e tyre janë pjesë e historisë më të re të Kosovës dhe lavdia për ta do të jetë e përjetshme.

spot_img

Të fundit

Pacolli nga Nju Jorku: Një përfaqësues i Kosovës i kërkoi një shteti të mos flasin me mua, do ta zbulojë emrin

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe kreu...

Kurti takohet me O’Brien, Kasanof e Lajcak në Nju Jork: Kosova konstruktive, Marrëveshja e Aneksi duhet zbatohen të plota

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësen e...

Xhaferi: Rrini shlirë, punët që i nisëm, këtë vit i kryejmë, Qeveria po na sulmon shumë

Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë, Krenar Xhaferi në...

SHBA mbështet propozimin për anëtarësimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të dy shteteve afrikane

Gjatë takimeve të kësaj jave në Nju Jork, Shtetet...

Pacolli nga Nju Jorku: Një përfaqësues i Kosovës i kërkoi një shteti të mos flasin me mua, do ta zbulojë emrin

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili po qëndron në Nju Jork këtyre ditëve, ka shkruar...

Kurti takohet me O’Brien, Kasanof e Lajcak në Nju Jork: Kosova konstruktive, Marrëveshja e Aneksi duhet zbatohen të plota

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësen e tij, Donika Gërvalla Schwarz kanë takuar në Nju Jork dy zyrtarët e lartë të SHBA-së,...

Xhaferi: Rrini shlirë, punët që i nisëm, këtë vit i kryejmë, Qeveria po na sulmon shumë

Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë, Krenar Xhaferi në një prononcim për TV Arbëria u shprehë se ka shumë projekte në plan dhe synim...