Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar presidentin historik të Kosovës Ibrahim Rugova në 17 vjetorin e vdekjes raporton TV Arbëria.
Haradinaj ka thënë se Rugova do të mbetet një ndër personalitetet që gjithë jetën e tij i’a kushtoi lirisë së vendit dhe i vuri themelet e shtetit të pavarur.
“E kisha për nder që të bashkëpunoj me të në ditët e para të lirisë e në një periudhë kritike të shtetndërtimit.Do ta kujtojmë gjithmonë me respekt shembullin dhe vizionin e tij” shkruan Haradinaj.
Lexo edhe
Abdixhiku: Rugova ishte shqiptari më i madhi i historisë së popullit shqiptar